E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova ende larg anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Në Këshillin e Evropës deri më tashti nuk ka pasur iniciativa formale për pranim të Kosovës në anëtarësim, kështu ka deklaruar përfaqësuesja për media e këtij institucioni, Keti Barton raportojnë mediat serbe.

Sipas këtyre mediave, Barton ka thënë se Këshilli i Evropës nuk ka raporte zyrtare me Kosovën, por bashkëpunimi zhvillohet përmes disa projekteve që janë neutral s ai përket statusit. Ajo gjithashtu ka pohuar se marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës për përfaqësimin regjional të Kosovës nuk do të thotë se Kosova në KE mundet të merr statusin mysafirit, që zakonisht është hapi i parë në procedurë për shtete që dëshirojnë anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Barton ka rikujtuar se vendimi përfundimtar për pranim të anëtarëve të rinj merr Komisitë i ministrave. Sipas rregullave të Këshillit të Evropës, procedura e anëtarësimit në atë organizatë zakonisht fillon me paraqitjen e kërkesës për sekretarin e përgjithshëm të KE që pastaj e pason Komisionit të ministrave në shqyrtim.

Komiteti i ministrave, që përbëhet nga shefat e diplomacisë të 47 vendeve anëtare, për këtë konsulton Asamblenë Parlamentare që duhet të vlerësoj se a i përmbushin vendete kandidate kushtet e nevojshme.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›