E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacolli: Nuk më ndalin dot

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Begjet Pacolli, ka thënë se ai nuk e la të shoh dritë Serbinë në kontinentin afrikan, ndërsa Jeremiqin e uli në gjunjë.

Thotë se mori njohje edhe atje ku Serbia investon me miliona euro, ku shpenzon po aq miliona në kundër-lobim. 12 muaj e 15 njohje, Behgjet Pacolli u ‘kryqëzua’ se po kërkon paratë e lobimit nga Qeveria!

Të gjitha këto, thotë ai për “Tribuna Shqiptare”, janë veçse shpije të ulëta të disa njerëzve të mjerë që nuk ia duan të mirën vendin, sepse shpenzimet që deri më tani Qeveria e Kosovës ka paguar për të janë më pak sesa 0.5% të shpenzimeve për lobim që Pacolli ka paguar realisht.

Ai thotë se Qeverisë nuk i marr as pagesa mëditjesh, as shoferë, as vetura zyrtare, as pagesë për derivate, servisime, etj. Zv/kryeministri i parë thekson se Qeverisë vetëm ia ka rikujtuar pagesën që duhet bërë për këshilltarët e jashtëm, e që disa prej tyre paguhen nga buxheti i shtetit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›