Pushtetarë lokal takohen me kryeministrin Berisha
Delegacioni i përbërë nga 32 anëtarë, kryetarë dhe nënkryetarë komunash, kryetarë të Kuvendeve komunale të 6 komunave të Kosovës, po zhvillojnë një vizitë studimore në Shqipëri në kuadër të një programi në fushën e qeverisjes lokale, nga Instituti për Qeverisje Lokale në Kosovë.
Delegacioni kryesohej nga Besnik Tahiri, Drejtor Ekzekutiv i Institutit.
Ata e njohën Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha me qëllimin e vizitës së tyre, bashkëbisedimin me drejtues të qeverisjes qendrore e lokale, në mënyrë që të njihen me zhvillimet dhe reformat që Shqipëria ka ndërmarrë në tërësi në procesin e integrimit Evropian, si dhe me reformat për konsolidimin dhe zgjerimin e përgjegjësive të pushtetit lokal.
Pas vizitës në Republikën e Maqedonisë dhe Shqipërisë delegacioni Kosovarë do të vazhdoj për vizitë edhe në republikën e Malit të Zi me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe reformat themelore në forcimin e kapaciteteve dhe kompetencave të pushtetit lokal.