Kosova ende shtet i brishtë dhe i varur nga ndërkombëtarët.
Kosova prinë në listën e problemeve që mund të shkaktohen në Evropë në vitin 2012, sipas raportit që drejtori i Inteligjencës Kombëtare, James Clapper ka paraqitur përpara senatit amerikan.
Në këtë raport thuhet se veriu i Kosovës mbetet ende shpërthyes dhe se serbët kanë treguar se janë të gatshëm t’i përgjigjen me forcë tentativave për të shtrirë sovranitetin në këtë pjesë të vendit.
“Më shumë se 80 shtete, duke përfshirë 22 nga 27 anëtare e BE-së e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por edhe në vitet në vijim Kosova do të mbetet shtet i brishtë, i varur nga bashkësia ndërkombëtare për ndihmën ekonomike, sigurinë dhe zhvillimin. Siç e pamë në vitin 2011, dhuna mund të shpërthejë pa ndonjë paralajmërim, sidomos në komunat e veriut. Ne konsiderojmë se forcat lokale nuk mund të marrin përgjegjësitë eKFOR-it, siç janë siguria, kontrolli i trazirave apo menaxhimi i kufijve, kjo jo derisa Beogradi dhe Prishtina të normalizojnë marrëdhëniet", vlerësoi Clapper.
“FSK-ja është gati për të arritur kapacitetin e 2 500 pjesëtarëve të armatosur lehtë, por vazhdon të ketë sfida në rekrutim, financim dhe në trajnime. FSK-ja me siguri do të vendosë të transformohet në ushtri kur mandati i saj të rishikohet në qershor 2013. Ne besojmë se serbët e Kosovës dhe Beogradi do të vazhdojnë të kundërshtojnë përpjekjet e Prishtinës për të kontrolluar veriun, por në forma të ndryshme. Beogradi do të limitohet me retorikë të ashpër për të dënuar përpjekjet e Prishtinës, kurse serbët e Kosovës do të vazhdojnë me taktika të njëjta, si bllokimi i rrugëve e protestat në rrugë, që mund të jenë rrezik për shpërthim dhune”, ka deklaruar Clapper në raportin e tij vjetor, duke i paraqitur Senatit rreziqet potenciale në këtë rajon.
Lajmi është publikuar nga Gazeta Expres.
(ar.si/BalkanWeb)