E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova feston sot 3-vjetorin e pavarësisë

Kosova feston sot 3 vjetorin e Pavarësisë. Me këtë rast rrugët e vendit janë zbukuruar me flamuj për të shënuar vitin e tretë të sovranitetit dhe shkëputjess nga Serbia.

Qeveria në largim e Kosovës me në krye Hashim Thaçin nuk ka planifikuar asnjë aktivitet të organizuar institucional për të shënuar përvjetorin e tretë të shpalljes së pavarësisë.

Zëdhënësi i qeverisë në largim, Memli Krasniqi ka thënë se shkak për këtë është bërë mungesa e institucioneve të reja. Ndërsa nga pushteti vendor në Prishtinë drejtoresha për Kulturë, Sport dhe Vlora Dumoshi, njofoi për disa aktivitete me rastin e Ditës së Pavarësisë.

"Axhenda fillon në mëngjes, ku drejtuesit e Komunës së Prishtinës do të qëndrojnë te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, e do kulmojë në orën 22:00 ku do të ndizen fishekzjarrët për dhjetë minuta pandërprerë" theksoi Dymoshi.

Me rastin e trevjetorit të pavarësisë së Kosovës, dita e sotme dhe e nesërme do jenë pushim në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës.

Më 17 shkurt 2008, Kosova u bë lajm i botës për vendimin historik. Deri më tani, Kosovën-shtet e kanë njohur gjthsej 75 vende.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›