E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia maqedonase ndalon 28 emigrantë afrikanë

Policia e Maqedonisë ka ndaluar një grup emigrantësh ilegal nga shtetet afrikane, të cilët po transportoheshin ilegalisht me një kamion në pjesën juglindore të vendit.Policia rreth orës 04.30 të mëngjesit të sotëm kishte hetuar një kamion të tipit TAM me targa të Strumicës, që po lëvizte në rrugën magjistrale Shtip – Veles. Pasi që është hetuar kamioni i dyshuar, policia ka dhënë shenjë për ndalimin e tij. Mirëpo, shoferi i është shmangur policisë, duke ndaluar kamionin dhe duke ikur në drejtim të panjohur. Më pas janë arratisur edhe grupi i emigrantëve që ishin në rimorkion e kamionit, duke u fshehur në një pyll në afërsi të rrugës, transmeton INA .

Pas operacionit të forcave policore, është arritur që të ndalohen 28 shtetas të huaj, emigrantë ilegal me dokumente dhe pa dokumente personale. Pas identifikimit është konstatuar se ata janë kryesisht nga Eritreja, Siria, Somalia, Afganistani, Pakistani, Senegal dhe vende tjera afrikane. MPB informoi më tej se janë ndërmarrë masa për zbardhjen e identitetit të shoferit të kamionit. Kamioni është në pronësi të shtetasit N.K, i moshës 74 vjeç./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›