E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis gjykimi ndaj Elvisit

Elvis Kelmendi, djali i Naser Kelmendit, i arrestuar ditë më parë, dje është paraqitu ne Gjykatën Themelore, Departamenti për Krime te Renda ne Prishtinë.

I njëjti akuzohet për tentim në vrasje në Bosnje. Indeksonline ka mësuar se pasi ai ka nënshtetësi të Kosovës do të gjykohet nga institucionet e vendit. Ai është dërguar në gjykate nën masa të rrepta sigurie.

Prokurorja e EULEX-it, kishte ndërprerë seancës, për ta vazhduar vetëm pas shtimit të njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Babë e bir qenë shpallur në kërkim nga mekanizmat më të lartë të siguri se vite me parë.

Ndryshe nga Naseri qe është shtetas i Bosnje dhe Hercegovines, Elvisi ka nënshtetësi te Kosovës.

Gjykimi ndaj tij do të vazhdojë në ditët e ardhshme./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›