Kosova fton Serbinë të bashkëpunojnë si fqinjë
Kryeministri kosovar Hashim Thaci aspiron që Kosova dhe Serbia të mund të vendosin marrëdhenie të mira si vende fqinje që janë. Këtë kreu i qeverisë kosovare e bëri të ditur në prani të shefit të ICO-s, Piter Fejth me te cilin diskutoi rreth procesit te decentralizimit ne Kosovë
PRISHTINE-Kryeministri, Hashim Thaci u shpreh sot se Kosova është e vendosur për dialog dhe fqinjësi të mirë me Serbinë. Sipas kryeministrit të Kosovës, Beogradi zyrtar duhet ta ndryshojë qëndrimin karshi Kosovës përderisa pretendon të ketë politikë pro perëndimore.
Kryeministri Hashim Thaçi i bëri komentet e lartpërmenduar në Gjilan ku së bashku me shefin e ICO-së, Piter Fejth dhe ministrin e Pushtetit lokal, Sadri Ferati u takuan për të sqaruar procesin e decentralizimit. “Kosova është e vendosur për dialog dhe fqinjësi të mirë me Serbinë pasi të dyja vendet kanë perspektivë evropiane”, theksoi gjatë fjalës së tij kryeministri Thaci.
Grupi më pas diskutoi për progresin e arritur dhe sfidat që priten në procesin e decentralizimit. Në të dy komunat, përfaqësuesit e lartë fillimisht kanë takuar krerët e komunës dhe udhëheqësit e grupeve parlamentare në asambletë komunale.
Pavarësia e Kosovës u shpall më 17 shkurt të këtij viti. Republika e Kosovës aktualsiht është njohur nga dhjetra shtete. Beogradi zyrtar e ka kundërshtuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës, pasi sic shprehen në rrugë zyrtare më Kosovën e pavarur është cënuar integriteti territorial i Serbisë. Përvec kundërshtisë me rrugë diplomatike, Serbia kundërshtoi pavarësinë e Kosovës edhe me anë të protestave të dhunshme në Beograd dhe veri të Mitrovicës.
(d.b/BalkanWeb)