Skandali me trafikimin e organeve, arrestohet nje zyrtar i lartë i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës
PRISHTINE-Lufta kundër korrupsionit në administratën e shtetit të Kosovës ka cuar në pranga një zyrtarë të lartë të Ministrisë së Shendetësisë.Polica ka arrestuar mbrëmë ish-ushtruesin e detyrës së Sekretarit të përhershëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Recaj. Ai dyshohet se është përfshirë në rastin e skandalit në klinikën private Medicos, lidhur me transplantim ilegal të organeve ku janë arrestuar edhe 2 persona të tjerë. Arrestimin e Rrecajt e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.
Zyrtari është pezulluar nga posti që mbante në Ministrin e Shëndetësisë dhe njëkohësisht është shkarkuar edhe nga detyra e drejtorit të bordit për licencimin e institucioneve private shëndetësore.
Ndërkaq të mërkurën u arrestuan dy doktorë të cilët akuzohen se kanë kryer transplante organesh ilegale ndërsa janë marrë në pyetje 7 persona të tjerë. Policia kosovare kishte nisur një hetim pasi një shtetas turk, i cili kishte dëshmuar se kishte mbërritur në Prishtinë për të dhuruar një veshkë, ishte ndaluar të martën në aeroport në tentativën për tu kthyer në Turqi.
Policia ushtroi kontroll në një shtëpi dy katërshe, e cila dyshohet se përdorej si klinikë private në periferi të Prishtinës dhe gjeti drogë dhe qese plastike me gjak. “Ne identifikuam një qytetar izraelit i cili besohet se ka marrë veshkën e donatorit turk”- tha zëdhënësi i policisë së Kosovës Veton Elshani për Reuters.
(d.b/BalkanWeb)