Pranga trafikantit të drogës, kërkohej prej 5 vitesh
Prangoset pas 5 vitesh kërkimesh një shtetas i denuar me 12 vjet burg për trafikimi të lendeve narkotike. Sipas të dhënave, rreth 5 vite më parë Hoxha ka trafikuar hashash, drejt Greqisë, në bashkëpunim me dy të tjerë që janë arrestuar më parë nga policia.
KORÇË - Policia rajonale e Korçës arrestoi sot një shtetas të kërkuar për trafikim lëndësh narkotike. Për këtë vepër penale, shtetasi ishte dënuar me 12 vjet heqje lirie dhe kërkohej prej 5 vitesh. Burime zyrtare të Policisë rajonale të Korçës, i bënë të ditur se 35-vjeçari Hoxha, nga fshati Sul i rrethit të Devollit, u arrestua në flagrancë ndërsa orvatej të fshihej duke u larguar nga vendlindja e tij, në drejtim të një fshati tjetër, afër kufirit me Greqinë.
Sipas të dhënave, rreth 5 vite më parë Hoxha ka trafikuar lëndë narkotike, e llojit hashash, drejt Greqisë, në bashkëpunim me dy të tjerë që janë arrestuar më parë nga policia. Gjatë këtyre viteve ai ka qëndruar i fshehur, ndërsa gjykata e kishte dënuar me 12 vjet heqje lirie.
Ky shtetas është i gjashti i shpallur në kërkim që ndalohet këtë javë nga Policia rajonale e Korçës. Tre të arrestuar të tjerë ishin dënuar me vendim gjykate për vepra të rënda penale si tentativë vrasjeje, plagosje e rëndë me dashje ose trafik lëndësh narkotike.
(d.b/BalkanWeb)