Kosova heq dorë nga termocentrali
Qeveria e Kosovës deklaroi së fundmi për agjencinë e lajmeve "Reuters" se është detyruar të heqë dorë nga projekti i dhënies me koncesion të ndërtimit të termocentralit Kosova e Re, me fuqi të instaluar 2 mijë MW, si pasojë e mungesës së interesit nga investitorët dhe shqetësimeve ambientale.
Justina Shiroka-Pula, ministre e Energjisë dhe Minierave tha se një tender i ri për të ndërtuar një termocentral me kapacitet më të vogël mund të hapet vitin e ardhshëm.
"Arsyeja kryesore për një vendim të tillë qe ndikimi i krizës financiare botërore, si dhe shqetësimet financiare", tha ajo. Kosova pati shpresuar se do të gjente investitorë të gatshëm për të investuar 3.5 miliardë euro, gjë që do ta kthente republikën më të re të Europës në një eksportues energjie, ndërsa të ardhurat mund të përdoreshin si levë financiare për zhvillimin e gjithanshëm të Kosovës. Dy konsorciume të përbëra nga Cez e Republikës Çeke dhe AES e Shteteve të Bashkuara si dhe Enel i Italisë dhe Korporata Publike Greke, patën kërkuar nga Prishtina të përmirësonte ofertën për koncesion.
"Plani i ri është që të japim me koncesion ndërtimin e një termocentrali me kapacitet 1 mijë MW, të përbërë nga dy njësi nga 500 megavat", tha Pula.