Turistët e huaj "falin" mëkatet në xhaminë e Et‘hem Beut
Besimtarët myslimanë shqiptarë festuan dje ditën e Kurban Bajramit, e cila njihet si dita e sakrificës dhe e dashurisë. Mëngjesin e djeshëm, të gjithë besimtarët iu drejtuan xhamive, ku kryen ritet e njërës prej ditëve më të rëndësishme të shënuara në kalendarin islam. Ata u zgjuan me të zbardhur dita për të pritur këtë festë të shenjtë dhe për të uruar përzemërsisht njëri-tjetrin. Jo vetëm besimtarët, por edhe turistët e huaj kanë përfituar nga festa e Bajramit për të hyrë në njërën nga xhamitë e kryeqytetit, për të parë ngjyrat, ritualet, për të blerë edhe ndonjë suvenir. Madje këto suvenire dje mund të thuhet se ishin "përpirë" nga të huajt. Besimtarët dhe kujdestarët e xhamisë, kryesisht të asaj në qendër së qytetit, me dashamirësi kanë pritur turistët, duke u shpjeguar festën e Kurban Bajramit, simbolikën e saj.
Bashkë me besimtarët apo të rinjtë që vizituan dje xhaminë në qendër të Tiranës, dhjetëra turistë të huaj u kanë uruar festën të gjithë besimtarëve shqiptarë. "Pjesëmarrja e tyre është më e konsiderueshme gjatë periudhën së verës, kur vijnë për turizëm. Ndërsa gjatë festave fetare numri i tyre është më pak i konsiderueshëm", theksoi muhezini Lutfi Çeka.
Urimet për jetëgjatësi, mbarësi, shëndet dhe lumturi ishin ato që dëgjoje kudo, por sidomos në xhaminë e Tiranës "Et‘hem Beu". Vetëm mëngjesin e djeshëm, këtë institucion fetar e kanë vizituar me qindra shqiptarë nga i gjithë vendi.
"Kurban Bajrami është festa më e madhe për të gjithë besimtarët myslimanë në botë. Kjo datë e shënuar ka përkuar me ditën e premte, që me Kuran konsiderohet si e shenjtë, prandaj kemi dy gëzime njëherësh", tha Lutfi Çeka, muhezin i xhamisë së Tiranës, "Et‘hem Beu". Sipas tij, kjo koincidencë është shumë e rëndësishme, pasi ndodh vetëm një herë në 33 vjet. Atmosfera festive kishte filluar që në orët e para të mëngjesit të djeshëm dhe ndihej ende për gjatë gjithë ditës. Në derën e saj shikoje të hynin me qindra besimtarë që luteshin apo jepnin kontributin e tyre material në adresë të njerëzve në nevojë. Festa e Kurban Bajramit konsiderohet si dita e sakrificës, dashurisë dhe shpërndarjes së kurbaneve për njerëzit në nevojë.
Sipas Çekës, është për t‘u marrë në konsideratë numri i moshave të reja që kanë filluar të frekuentojnë xhamitë jo vetëm në ditët festive apo të premteve, por edhe gjatë ditëve të tjera të javës.
"Kjo është dita më e shënuar për ne. Jam pensionist, e megjithatë kam ardhur që në orët e para të mëngjesit për t‘u lutur dhe për të ndihmuar sadopak financiarisht ndonjë familje që nuk ka mundësi të shtrojë sot në shtëpi drekën e Bajramit", tha Haxhi Bajrami, besimtar mysliman.