Deklaratat
Topi
Presidenti Topi vizitoi dje Selinë e Komunitetit Mysliman dhe Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane për Kurban Bajramin. Presidenti dhe Zonja e Parë shprehën urimet më të ngrohta e të përzemërta për këtë ditë feste për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë kudo ndodhen, me besimin se ditë të tilla kremtimi sjellin gëzim, dashuri, mirëkuptim e harmoni në familjet tona, po ashtu nxisin besimin te një e ardhme më e sigurt dhe e begatë. Nga ana e tij, Presidenti i Republikës u shpreh për mediat e pranishme se "së pari më lejoni që në këtë ditë të shënuar të jap urimet më të mira për besimtarët myslimanë, por besoj edhe për të gjithë shqiptarët, të cilët dinë shumë mirë t‘i gëzojnë festat e njëri-tjetrit".
Topalli
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, uroi dje të gjithë besimtarët myslimanë në festën e Kurban Bajramit.
Kryetarja e Kuvendit bëri një vizitë në Medresenë e Tiranës, ku u prit nga Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça.
"Sot është një ditë e shenjtë. Zoti e ka shënuar këtë ditë si një ditë në të cilën nuk mjaftojnë vetëm fjalë të mira dhe mendime të mira, por është një ditë që të kemi vepra të mira dhe gjeste të mira. Kjo ditë, si çdo ditë, është një filozofi e veçantë, ku shoqëria ka nevojë të mendojë thellë për të pasur jo vetëm fjalë, por vepra të mira", tha Kryetarja e Kuvendit. Kryetarja Topalli bëri urimet e saj për më shumë shëndet e harmoni në familjet e të gjithë shqiptarëve, jetë sa më të lumtur e të gjatë dhe që viti që vjen t‘i gjejë të gjithë me më shumë mbarësi e paqe.
Berisha
Kryeministri Berisha zgjodhi një vizitë në Myftininë e Pogradecit për t‘u uruar besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit. "Kurban Bajrami na gjen ne anëtarë të NATO-s. Kurban Bajrami na gjen ne një komb të votuar nga 27 vende të Europës për t‘u bashkuar në gjirin e tyre, na gjen në fund të liberalizmit të plotë të vizave", tha Berisha. "Shfrytëzoj rastin për të shprehur dhe për të përcjellë urimet më të përzemërta të besimtarëve myslimanë të Pogradecit dhe mbarë Shqipërisë, por dhe të gjithë besimtarëve shqiptarë. I uroj gëzuar këtë ditë, ditën e nderimit, të përkushtimit sublim të sakrificës më sublime, për besimin te Zoti, te familja, te shoqëria", tha ai.
Rama
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, vizitoi sot komunitetin mysliman në ditën e Kurban Bajramit dhe uroi që e mbarë të jetë jo vetëm kjo ditë, por edhe e nesërmja e gjithsecilit. I rrethuar nga besimtarë dhe drejtues të këtij komuniteti, Rama u shpreh se "kjo është dita e ëndrrave të mira, është dita e mendimeve të mira, është dita e fjalëve të mira, është dita e gjesteve të mira dhe unë u uroj që të gjithëve që të kenë mendime të mira, fjalë të mira, gjeste të mira kudo ku jetojnë dhe që e mbarë të jetë jo vetëm kjo ditë, por edhe e nesërmja e gjithsecilit", tha ai.
Kosovë
Tërnava apelon për sjellje të mira
Në Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në adresimin e tij për besimtarët, bëri thirrje për paqe, harmoni dhe respekt të ndërsjellë ndërmjet njerëzve. Parimet e paqes, bamirësisë, devotshmërisë dhe të tjera si këto janë në themel të fesë islame dhe si të tilla mbesin pjesë e jetës së çdo myslimani. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në fjalimin e tij para besimtarëve në Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë foli për madhështinë e mirësisë dhe rëndësisë së veprave të mira. "Njeriut i takon të sillet mirë ndaj njerëzve, të përpiqet të krijojë vepra të mira dhe të rrezatojë mirësi, për çka shoqëria njerëzore ka nevojë, pa dallim feje, etnie, race apo vendi", ka theksuar myftiu Tërnava.