E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova heq taksën e çimentos

Taksa prej 35 për qind për çimenton e importuar do të hiqet duke filluar nga data 1 gusht. Ministri I jashtëm kosovar gjatë një takimi me homologun e tij shqiptar Edmond Panariti ka njoftuar se ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila ka vendosur heqjen e taksës për çimenton e importuar, vendim ky që ka goditur kryesisht importet nga Shqipëria.
 

Vendimi i ministres kosovare Kusari Lila për vendosjen e një tarife prej 35 për qind për importuesit e çimentos ka rritur pakënaqësinë e biznesit jo vetëm në kosovë por edhe në Shqipëri.

Ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë në kosovë më herët në intervistë për mediat kosovare paralamëroi për një ndryshim të këtij vendimi që sipas saj ka qënë i përkohshëm në bazë të ligjeve dhe të rregullave të CEFTA-s. Ministrja kosovare e ka mbrojtur vendimin me synim për mbrojtjen e prodhimit vendor.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›