Berisha, thirrje Ramës: Hiq dorë nga ultimatumet Qamil Xhani
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se eshte gati te takohet me kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama, per te finalizuar Reformen Zgjedhore. Ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar te PD-se, kryeministri u shpreh se nga ana e mazhorances ekziston gjithe pergjegjshmeria e duhur per t'i dhene fund procesit, ne baze te rekomandimeve te OSBE-ODIHR. "Edhe per reformen une jam i gatshem qe ta takoj zotin Rama, ne qofte se ka qofte edhe dyshimin me te vogel tek qendrimi i sinqerte i yni dhe vendosmeria jone per ta zgjidhur problemin", - tha dje kreu i mazhorances. Duke iu referuar qendrimeve te kreut te PS-se per shkarkimin e kreut te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani, Berisha u shpreh se ne demokraci nuk mund te vendosesh ultimatume. "Nuk eshte normale te behen editoriale dhe ciu-ciu cdo tre dite per KQZ dhe kryetarin e tij. Keshtu qe shpresoj te kete nje vullnet te qarte, pa ultimatume. Ne te gjithe keto zhvillime faktohet qarte qe ultimatum eshte mekanizmi i bllokimit te konsensusit. Po i dhe tjetrit ultimatum, ti i thua atij 'Gjithcka ose asgje'. Kjo nuk eshte logjika e demokracise. Demokracia ka tjeter logjike, aspekte diskutimi, negocimi, kompromisi. Ai ka ultimatum, nuk ka konsensus", - u shpreh Berisha. Duke u ndalur ne kete argument, Berisha shtoi se ndaj kreut te KQZ-se, Risani, Rama ka bere me shume akuza sesa ndaj vete kreut te Bashkise se Tiranes, i cili e mundi ne zgjedhjet e 8 majit 2011. "Tani perballemi me nje fenomen te vecante, fenomeni unik qe te krijon pershtypjen ndonjehere se ne kete proces nuk kerkohet ligji, por kerkohen kokat ne tepsi, d.m.th., ne cdo rast kryetari i PS sulmon dhe demonizon ne menyren me te papranueshme, kryetarin e KQZ-se dhe, ne qofte se ju do te krahasoni sulmet qe i ka bere ai Arben Ristanit, me sulmet qe i ben ai Lulzim Bashes, ju garantoj se sulmet qe i ben Arben Ristanit jane disa here me te medha. Nuk eshte Arben Ristani qe i bind qytetaret e Tiranes, eshte Lulzim Basha", - u shpreh Berisha. Kryeministri theksoi se nuk mund te perdoret ne demokraci ultimatumi. Sipas tij, kjo eshte e papranueshme dhe eshte jashte funksionit normal te konsensusit. Berisha ka shtuar se mazhoranca ka dhene konsensusin per reformen dhe nuk mund te akuzohet si bllokuese. "Ju garantoj se do te bejme gjithcka qe ta mbyllim kete reforme dhe reformat qe na kerkohen, ne afatin me te shkurter dhe ne interesin me te mire te vendit. Nuk mundet kategorikisht te mashtrosh shqiptaret, se pergjegjesine e ka qeveria, kur ti bllokon. Jo, shqiptaret e kane pare te qarte si driten e diellit, vullnetin e palekundur te Sali Berishes per te bere kompromis", - u shpreh Berisha. Kryeministri theksoi se "garantoj PS se tek ne ekziston vullneti i plote per finalizimin ne perputhje me direktivat e ODIHR-it te kesaj reforme ne kohen me te afert".
Propozimet e PS
Kryeministri Sali Berisha theksoi ne procesin zgjedhor se mazhoranca ka pranuar cdo propozim te opozites ne lidhje me ndryshimin e Kodit. "Uroj qe ky proces te perfundoje ne daten e caktuar, por deshiroj te informoj qytetaret shqiptare se gjate 5 muajve, pune, do ta quaja une, te pergjegjshme dhe intensive qe ka bere komisioni i Reformes Zgjedhore, pala jone ne kete komision i ka njohur, ka pranuar ne menyren me te vazhdueshme iniciativen e propozimit dhe ka respektuar iniciativen e propozimit te opozites", - u shpreh Berisha.
Propozimet e PS
Kryeministri Sali Berisha theksoi ne procesin zgjedhor se mazhoranca ka pranuar cdo propozim te opozites ne lidhje me ndryshimin e Kodit. "Uroj qe ky proces te perfundoje ne daten e caktuar, por deshiroj te informoj qytetaret shqiptare se gjate 5 muajve, pune, do ta quaja une, te pergjegjshme dhe intensive qe ka bere komisioni i Reformes Zgjedhore, pala jone ne kete komision i ka njohur, ka pranuar ne menyren me te vazhdueshme iniciativen e propozimit dhe ka respektuar iniciativen e propozimit te opozites", - u shpreh Berisha.