Kosova i kërkon ndihmë Gjermanisë për bujqësinë
Në një takim me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë gjermane të Bujqësisë, Gert Lindemann, Vehapi ndër të tjera ka shprehur dëshirën që vitin e ardhshëm edhe Kosova të prezantohet në këtë panair.
"Për këtë do të kërkojmë ndonjë donator, siç është GTZ-ja gjermane, që të na ndihmojë që të marrim pjesë dhe të prezantojmë Kosovën si subjekt i pavarur", deklaroi Vehapi pas takimit.
Vehapi i ka kërkuar ndihmë Gjermanisё edhe për sa i përket profesionalizimit të kuadrove të ministrisë që drejton si dhe fermerëve kosovarë. Sipas ministrit Vehapi, edhe homologu i tij hungarez, Josef Graf, u tregua i gatshëm për ta ndihmuar Kosovën.