Ministri Hyseni takohet me kreun e Ligës Arabe
Nё takimin qё zgjati rreth dy orё, Ministri Hyseni dhe Sekretari Musa folёn gjerёsisht pёr zhvillimet nё Kosovё, duke u pёrqendruar veçanёrisht te procesi i njohjes sё Republikёs sё Kosovёs nga shtetet e Ligёs Arabe. Ministri Hyseni i ka thёnё bashkёbiseduesdit tё tij se Kosova po bёn pёrparim tё pёrditshёm dhe ka arritur rezultate tё shumta nё fusha tё ndryshme. Po ashtu, gjatё bisedёs, ministri Hyseni i ka thёnё bashkёbiseduesit se, Kosova tashmё ka pёrmbyllur procesin e konsolidimit tё institucioneve tё saj, ka organizuar sё fundit zgjedhje tё suksesshme komunale, me pjesёmarrjen e tё gjitha komuniteteve, pavarёsisht presionit tё Serbisё pёr tё parandaluar pjesёmarrjen e komunitetit serb nё zgjedhje dhe nё ndёrtimin e institucioneve. Nga ana e tij, Sekretari i Pёrgjithshёm i Ligёs sё Shteteve Arabe, z. Amer Musa, ka shprehur kёnaqёsinё qё ka pasur mundёsi tё presё Ministrin Hyseni nё Kajro dhe e ka pёrgёzuar atё pёr arritjet e Kosovёs, sidomos nё planin e njohjeve. Ai ka thёnё se, ndonёse njё rrugё e gjatё, Kosova tashmё ka lёvizur nё drejtimin e duhur. Sa i pёrket pjesёmarrjes sё ministrit Hyseni nё takimet e Ligёs sё Shteteve Arabe, Sekretari Musa e ka siguruar Ministrin se do tё shohё se nё çfarё rrethana mund tё realizohet kjo pjesёmarrje. Gjatё qёndrimit nё Kajro, Ministri ka zhvilluar edhe njё seri takimesh me pёrfaqёsues dhe zyrtarё tjerё tё Ligёs sё Shteteve Arabe.