E Diel, 1 Nëntor 2026

OPEC: Nuk ndryshojmë prodhimin e naftës

Organizata e vendeve eksportuese të naftës OPEC vendosi të mbajë në të njëjtin nivel kuotat e prodhimit të naftës bruto. Lajmi u bë me dije nga ministri algjerian i Minierave dhe Naftës, Chakib Khelil. "Kuotat e prodhimit të naftës bruto do të jenë po ato'', theksoi ministri algjerian i Minierave dhe Naftës, Chakib Khelil.
Që prej 1 janarit karteli vendosi një objektiv global të prodhimit me 24,84 milionë fuçi në ditë, të vlefshme për 11 nga 12 shtete anëtare të OPEC.
Iraku është i përjashtuar nga këto kuota.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›