E Shtunë, 31 Tetor 2026

BB: Taksat shqiptare, më të vështirat

Raporti vjetor përmend arritje por fajëson sistemin tatimor për vlerat e larta dhe vonesat e pajustifikuara


TIRANË- Shqipëria ka përparuar në lehtësirat që ofrohen në hapjen e një biznesi, por boshllëqet ligjore dhe taksimi i lartë vazhdojnë të jenë në tregues të pakënaqshëm. Sipas raportit vjetor të Bankës Botërore në lidhje me lehtësirat që ofron çdo shtet për bizneset, vendi ynë renditet i 82-i në listën me 183 ekonomi të marra në shqyrtim.


Në raportin e saj, BB thekson se krahasuar me një vit më parë Shqipëria ka përmirësuar sërish renditjen e saj, ndonëse me ritme më të ngadalta se në vitin e shkuar, ku u rendit e dyta nga dhjetë ekonomitë botërore që kanë ndërmarrë me shumë reforma.


Sipas raportit, i cili bën një analize te detajuar te një serë treguesish, me anë të të cilëve matet klima e biznesit në një vend, Shqiperia paraqitet përpara disa shteteve të tjera të rajonit, për sa i përket procedurave të thjeshtëzuara në hapjen e një biznesi ku renditet në vendin e 46-të në botë. Ndërsa, paraqet disavantazhe të mëdha për sa i përket nivelit të lartë të taksimit, duke u renditur e 135-ta nga 183 ekonomi të marra në shqyrtim.

Dy nga treguesit çka kanë ndikuar më shumë në ngjitjen me shtatë vende në krahasim me vitin e kaluar të ekonomisë Shqiptare në renditjen botërorë, janë kreditimi dhe mbrojtja ndaj investitorëve. Sipas BB-së, në Shqipëri bizneset kanë më shumë lehtësira në marrjen e një kredie se sa ato në vendet e tjera të rajonit.


Krahas nivelit të lartë të taksimit, raporti thekson edhe kohën që një biznes në Shqipëri duhet t'i paguajë ato, pasi në krahasim me vendet e rajonit sipas Bankës Botërore, bizneset në Shqipëri harxhojnë më shumë kohë në pagesa.


Në raport vihet theksi gjithashtu, edhe tek mungesa e bazës ligjore për bizneset dhe konkretisht për sa i përket procedures së falimentimit. Për këtë tregues Shqipëria renditet e 182-ta ne botë.


 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›