E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova ka nevojë për përkrahje në rrugën e integrimeve

Kosova ka nevojë për përkrahje të vazhdueshme në rrugën e integrimeve evropiane në të cilën Hungaria po jep një kontribut të madh. Kështu ka deklaruar Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila po qëndron për vizitë shtetërore në Hungari, me ftesën e presidentit Pal Schmitt.
 

Gjatë takimit, Jahjaga theksoi se Hungaria është një vend që e ka përkrahur Kosovën. Ajo tha se Kosova mund të përfitojë nga përvojat e organizimit të kryeqytetit nga Budapesti dhe shtoi nevojën e bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet Prishtinës dhe kryeqytetit hungarez.
 

Nga ana e tij, prefekti i Budapestit, Istvan Tarlos, tha se admiron rrugën që ka ndjekur populli i Kosovës drejt pavarësisë dhe në ndërtimin e shtetit demokratik. Ai shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me kryeqytetin e Kosovës, me qëllim të shkëmbimit të përvojave, por edhe për ta ndihmuar atë në realizimin e projekteve në të mirë të qytetarëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›