Presidentja Jahjaga vizitë në Hungari

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga vijon vizitën e saj në Hungari. Në ditën e parë të vizitës së saj, presidentja kosovare ka takuar prefektin e Budapestit, Istvan Tarlos ku ka thkesuar se Kosova ka nevojë për përkrahje të vazhdueshme në rrugën e integrimeve evropiane në të cilën Hungaria po jep një kontribut të madh.
Ajo tha se Kosova mund të përfitojë nga përvojat e organizimit të kryeqytetit nga Budapesti dhe shtroi nevojën e bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet Prishtinës dhe kryeqytetit hungarez.
Ky bashkëpunim, sipas prefektit të Budapestit, Tarlos, është i mirëseardhur me qëllim të shkëmbimit të përvojave, por edhe për ta ndihmuar atë në realizimin e projekteve në të mirë të qytetarëve.
Ndërkohë mësohet se kryeqytetin hungarez janë vendosur shumë flamuj të Kosovës. Përveç në hotelin ku është vendosur Jahjaga flamujt kosovarë janë vendosur edhe në sheshin qendror të Budapestit, sheshin Deak, në disa pjesë të tjera qendrore të qytetit si dhe në rrugën që çon prej aeroportit në Budapest.