E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, goditet grupi kriminal, 21 të arrestuar

Policia maqedonase ka goditur një grup kriminal që përmes kompanive fantazma pastronin para. Ministri i brendshëm i Maqedonisë ka deklaruar se janë arrestuar 11 shtetas maqedonas, nëntë bullgarë dhe një serb.

Sipas ministrit të brendshëm të arrestuarit kanë krijuar disa firma tregtare në emër të disa shtetasve bullgarë dhe operonin me njëri-tjetrin me anë të faturave false duke iu shmangur kështu edhe tatimeve nga viti 2007-2011.
 

Autoritetet maqedonase vlerësojnë që shteti ka humbur rreth dy milionë euro nga mosvjelja e taksave për shkak të aktiviteteve ilegale. Dhjetë nga 21 të dyshuarit janë arrestuar dhe mbi ta rëndojnë akuzat për evazion fiskal dhe pastrim parash.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›