E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, serbët bllokojnë sërish rrugët në veri

Serbët në veri të Mitrovicës kanë bllokuar gjatë orëve të vona të natës rrugën kryesore në “Lagjen e boshnjakëve”, përkatësisht rreth 100 metra përtej urës lindore mbi lumin Ibër.

Sipas Kosovapress serbët kanë vendosur thasë me rërë duke bërë të pamundur qarkullimin e të gjitha automjeteve në këtë drejtim, kjo për të kundërshtuar deklaratat se pikat kufitare do të administrohen nga institucionet e Kosovës duke filluar nga data 16 shtator.
 

Sipas mediave, serbët janë duke organizuar bllokada të ngjashme gjatë natës nëpër disa pika në drejtim të Jarinjes dhe Bërnjakut.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›