E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova kerkon mbi 1 miliard euro

Nadie Ahmeti

Zyrtare te qeverise tashme kane deklaruar se Kosova do te kerkoje 1 miliard e 400 mije euro ndihme financiare per projektet e saj ne Konferencen e donatoreve, qe do te mbahet me 11 korrik ne Bruksel. Eksperte per ceshtje ekonomike pohojne se kjo shume eshte e mjaftueshme dhe e arsyeshme, nese mjetet shpenzohen ne menyre efikase.

Eksperte per ceshtje ekonomike thone se shuma qe do te kerkojne institucionet e Kosoves ne Konferencen e donatoreve eshte e mjaftueshme dhe e arsyeshme, nese ato mjete shpenzohen ne menyre efikase dhe do te ndikojne ne zhvillimin e pergjithshem ekonomik.

Eksperti Ismail Kastrati pohon se nje miliard e 400 mije euro, per nevojat e kosovareve jane pothuajse te mjaftueshme, edhe pse, shton ai, kjo shifer mund te mos realizohet, per shkak se kjo varet nga gatishmeria e donatoreve.

"Qeveria do t'i shfrytezoje ne baze te programeve te veta. Do te ishte mire qe qeveria te kete nje liri me te madhe ne shfrytezimin e tyre, nderkaq donatoret te kene nje mbikeqyrje te shfrytezimit te tyre, sa do te jene te efektshme dhe efikase", tha Kastrati.

Sakaq, zyrtare te qeverise tashme kane deklaruar se Kosova do te kerkoje 1 miliard e 400 mije euro ndihme financiare per projektet e saj ne Konferencen e donatoreve. Sipas tyre, jane 6 prioritete qe kane nevoje urgjente per investime, ne mesin e te cilave jane energjia, arsimi, sundimi i rendit dhe i ligjit.

Por, Ismail Kastrati thote se me mjetet e fituara nga donatoret, efektet mund te verehen ne sistemin e arsimit, por jo ne sistemin energjetik. "Nuk jane te mjaftuara per energji, per shkak se energjia do te kete nevoja shume te medha per te investuar, ne rend te pare per te rehabilituar keto kapacitete dhe per investime te reja. Por, me siguri se ne arsim do te kete ndikim dhe ne sektore do te kete ndikim", thote Kastrati.

Ne anen tjeter, Muhamet Sadiku, nga Instituti per Hulumtime Zhvillimore Riinvest, thote se Kosova ne kete situate te re, si shtet i pavarur, ka nevoje per investime publike dhe per investime ne projektet me karakter nacional. Per kete arsye, ai beson se donatoret do te jene te gatshem t'i financojne projektet e pergatitura nga Qeveria e Kosoves, te cilat kapin shumen mbi nje miliard euro. "Une shpresoj se Qeveria e Kosoves do te shkoje me nje koncept te qarte, ne kuptimin e identifikimit dhe promovimit te projekteve te qarta, nga te cilat varet rritja ekonomike e Kosoves, varet adresimi i ceshtjeve, sic jane papunesia dhe varferia", shprehet Sadiku.

Sidoqofte, Konferenca e donatoreve per Kosoven do te mbahet me 11 korrik ne Bruksel. Ka vite qe zyrtare dhe eksperte te ekonomise, kete konference e shohin si shpresen e vetme per permiresimin e gjendjes ekonomike ne vend.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›