"Presim nga OKB, driten e gjelber per te filluar rikonfigurimin"
Shefi i misionit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove, Joakim Ryker deklaroi dje se UNMIK-u ende nuk ka drite te gjelber nga Nju Jorku lidhur me rikonfigurimin e tij pas 15 qershorit, kur hyn ne fuqi Kushtetuta e re e Kosoves. Ne nje interviste per radion Blue Sky (RTK), Ryker foli per "nje rol te vogel te UNMIK-ut", pas hyrjes ne fuqi te kushtetutes se Kosoves. Ai nuk deshi te konfirmoje largimin e tij nga posti i shefit te UNMIK-ut, por tha se "logjika e do qe pas rikonfigurimit, duhej te kishte nje shef tjeter te UNMIK-ut". Ne interviste, shefi i UNMIK-ut perseriti se kuvendet komunale serbe te krijuara ne baze te rezultatit te zgjedhjeve lokale serbe, jane ilegale, megjithate shtoi se nuk do kete veprime policie per te parandaluar krijimin e tyre. "Nese mendoni se ne do nderhyjme me polici dhe KFOR per te parandaluar konstituimin e ketyre kuvendeve, atehere me duhet t'ju zhgenjej", iu pergjigj Ryker pyetjes rreth veprimeve te UNMIK-ut per te parandaluar forcimin e strukturave paralele serbe ne Kosove.