Bashkepunimi Yzeiri-Emini kunder familjeve Caka-Cala
Perplasja mes fiseve Cala dhe Yzeiri ne Kutalli te Beratit do te perfshinte edhe nje prej emrave me te degjuar te zones. Lulzim Caken. Ky i fundit njihej si djali i tezes se Loshit te Karbunares. Por hasmeria mes dy fiseve per nje dashuri te mohuar mes dy te rinjve shkaktoi dhjete viktima. Pergjate vitit 1996 Caka do te krijonte shoqeri me nje prej pjestareve te fisit Cala, ish policin Gezim Cala, i arrestuar ne Angli. Madje Caka akuzohet se ne bashkepunim me te ka marre pjese ne vrasjen me 19 korrik 1997 te tre pjestareve te familjes Yzeiri, nga fshati Rerez. Perfshirja e Lulit do te sillte edhe dyshimet e fisit Yzeiri, te cilet duhet te luftonin ne dy fronte. Pakti Cala-Caka, solli nga ana tjeter sipas hetimeve edhe marreveshjen Yzeiri-Emini. Preh e ketij konflikti ra ne vitin 1999 edhe nena e Lulzim Cakes, Xhevrijes, ndersa dilte nga komisariati i Fierit ku kishte derguar ushqime per te birin e arrestuar. Caka ishte ndaluar per vrasjen e Pellumb Eminit ne vitin 1997 afer spitalit te Lushnjes pas nje perplasjeje. Kjo ngjarje u be shkak qe vellai i viktimes, Fatmir Emini te bashkepunonte me Yzeiret, armiq te betuar te Caleve dhe Lulzim Cakes. Ne pamundesi qe te hakmerrej me Lulin e arrestuar, i njohuri me nofken Mil Cami ka rrembyer dhe me pas perdhunuar e masakruar Xhevrie Caken. Kurse konflikti hakmarres mes fiseve Cala dhe Yzeiri, qe deri tani ka marre me shume se 10 jete njerezish, ka nisur pas perfundimit tragjik te historise se dashurise mes dy te rinjve. Me 9 maj te vitit 1997, djali i vogel i Caleve, Bedriu, ekzekutoi me 5 plumba prane gardhit te tij, nje prej djemve te fisit Yzeiri, 28-vjecarin Lefter, pasi mendoi se ai kishte lidhje per qellime jo te ndershme me te motren. Ne gjaknxehtesi e siper Bedriu vrau edhe motren e tij 21-vjecare. Megjithe perpjekjet per te falur gjakun, babai i viktimes, Nezir Yzeiri, nuk e pranoi pajtimin. Qe nga kjo dite dy fiset u ngujuan ne shtepi, dhe i ruheshin njeri-tjetrit. Me 19 korrik 1997, rreth ores 11:30, furgoni me te cilin po udhetonte Neziri, kunata e tij Ashine dhe djali i vetem i saj, Arturi, eshte ndaluar ne fshatin Strum (midis Fierit dhe Beratit), nga Agur Cala, vellezerit e tij Gezim e Bedri si dhe nga i njohuri Lulezim Caka, mik i vjeter i Caleve. Pas asnje hezitim te tre pjesetaret e fisit Yzeiri jane ekzekutuar, duke lene te gjalle vetem nje kusheririn e tyre te larget, qe i shoqeronte.