E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paralelet ushtarake, nje turp i madh

"Eshte turp i madh, qe tete dite para hyrjes ne fuqi te Kushtetutes, ende ka konfuzion per pranine nderkombetare". Keshtu shprehet Verena Knaus, drejtoreshe e Iniciatives Kosovare per Stabilitet, ne interviste per Radion Evropa e Lire.

Ju e njihni mire problemin e Mitrovices. Atje, edhe pas shpalljes se pavaresise, situata mbetet e njejte - qyteti eshte i ndare. A shihni ndonje levizje drejt zgjidhjes?

Sic thate ju, Mitrovica eshte dhe mbetet problem i madh. Une shoh nje trend pozitiv, meqe ka interes te madh per zgjidhjen e problemit te Mitrovices. Mendoj se ky shans rritet, meqe eshte nje kryetar i komunes i perkushtuar, i cili deshiron zgjidhje te problemit te qytetit. Fatkeqesisht, Mitrovica mbetet nje territor i kontestuar i Kosoves. Eshte vend, ku grumbullohen te gjitha problemet - roli i OKB-se ne Kosove, aftesia ose paaftesia e EULEX-it qe te zbarkohet ne tere territorin, implementimi i marreveshjes se Ahtisarit dhe me e rendesishmja - ofrimi i nje te ardhmeje ekonomike per qytetin dhe njerezit e tij. Pra, ne nuk mund te flasim vetem per probleme politike, por per punesim, arsimim dhe investim per te ardhmen. Mitrovica eshte sfide, por secili duhet te fokusohet me shume dhe kjo eshte ajo qe duhet kuptuar. Kryetari i Komunes se Mitrovices, Rexhepi, e kupton kete dhe po lobon per kete, por kjo kerkon edhe asistence nderkombetare, jo vetem perkushtim retorik, kerkon fonde, fokus me te madh dhe nje perkushtim te vertete nga ana evropiane per te zgjidhur ceshtjen e Mitrovices. Kerkon perkushtim politik qe te mbahet nje qendrim kundershtues ndaj pales serbe, qe te mos shtyhen me problemet, te zbarkohet ne menyre te vazhdueshme EULEX-i, te mbahet premtimi se Kosova do mbetet territor i pandashem, sic ka thene Grupi i Kontaktit. Mendoj se kjo duhet te ndodhe ne muajt e ardhshem.

Duke marre parasysh qendrimin e vazhdueshem refuzues te serbeve karshi pavaresise dhe integrimit te tyre ne shoqerine kosovare, me cfare cmimi mendoni se ata do te mund te ndryshonin qendrim?

Mendoj se duhet te jemi reale dhe t'i kuptojme kufizimet se cka mund te behet ne Prishtine dhe cka mund te beje pala nderkombetare. Veriu i qytetit te Mitrovices, 14 mije serbet qe jetojne atje, jane te varur ne mase te madhe, vecanerisht nga aspekti ekonomik, prej vendimeve qe merren ne Beograd. Une do t'i beja thirrje Beogradit, qe te marre parasysh ate qe eshte ne interes te serbeve, qe jetojne sot ne Kosove. Mendoj se kete ata nuk po e bejne. Ata me shume merren me loje politike te shahut, me shume mundohen ta ruajne fytyren, por asnjehere nuk merren me ate se si njerezit ne terren do te jetojne sot, ose pas 5 apo 10 vjetesh. Ne duhet ta kuptojme se ata serbe qe jetojne sot ne Kosove, 130 mije, dy te tretat e te cileve jetojne ne jug te lumit Iber, e nje e treta ne veri, e shohin Kosoven si vendin e tyre, ku ata duan te jetojne dhe te rrisin femijet. Kete e kane vendosur me vullnetin e tyre. Mendoj se tani eshte koha per Beogradin qe te beje gjithcka qe eshte e mundur, qe deshira e tyre te plotesohet dhe mos t'i perdore ata si mjete politike, por t'i marre parasysh brengat e tyre ekonomike e sociale, nga kujdesi shendetesor e deri te trashegimia kulturore. Nderkaq, pala nderkombetare duhet te nise te flase per njerez, e jo me per territore.

Ne Kosove, me 15 qershor, do te krijohet nje realitet i ri, me hyrjen ne fuqi te Kushtetutes. Si e shihni ju situaten ne terren, nese merrni parasysh konfuzionin ekzistues mbi pranine nderkombetare?

Eshte shume veshtire te shikohet pertej ketij konfuzioni. Mendoj se eshte turp i madh, kur ne, me 6 qershor, vetem 9 dite para se te fuqizohet Kushtetuta, po flasim per konfuzion. Mendoj se realiteti i ri do te ndodhe. Qeveria e re do te marre pergjegjesite, Kushtetua do te hyje ne fuqi. Me 16 qershor, ceshtje e madhe e pazgjidhur do te mbetet roli qe do te kete misioni i OKB-se dhe paralelisht roli i BE-se. Ekziston rreziku i madh i krijimit te nje vakuumi te sigurise ne veri, meqe ne situaten aktuale kemi zona ne veri te pakontrolluara, ku nuk sundon ligji. Dhe, praktikisht, nese keni nje rast per gjykate, nuk ka se kush te merret me te, nese pesoni aksident trafiku, nuk do te vijne policet qe te merren me rastin. Ne veri po humben te hyra te medha, meqe nuk ka pika doganore dhe kjo situate i demton shqiptaret, serbet dhe tere Kosoven. Une mendoj se ne nje plan afatgjate e demton edhe vete Serbine. Cfare duhet bere? Mendoj se te gjithe duhet perdorur mendjet me te ndritura per te pare se cila situate eshte me praktike, cila eshte zgjidhja qe u sherben te dyja komuniteteve. Ndoshta nje kompromis per nje periudhe te shkurter tranzicioni, ku EULEX-i do te kishte kohe per t'u zbarkuar, ku EULEX-i do te siguronte vullnetin politik ne Bruksel, se eshte ketu per te permbushur mandatin e tij, e jo vetem sa per te qene - pra, ta mbaje Kosoven te bashkuar, te ruaje sundimin e ligjit njesoj ne tere territorin e Kosoves. Une nuk besoj se jeta ne nje mjedis, ku mungon ligji, sic kemi situaten ne veri, eshte ne interes te serbeve te Kosoves.

Si e shihni kete lloj aplikimi te standardit te dyfishte sa i perket sundimit te ligjit, qe vazhdon prej 9 vjetesh?

Eshte problematike dhe na ben te kthehemi serish te vullneti politik. A e kemi ne, si bashkesi nderkombetare, si Bashkim Evropian, qe e kemi perkrahur planin e Ahtisarit, a e kemi ne vullnetin politik qe te zbatojme ate per te cilen jemi perkushtuar? Mendoj se mungesa e vullnetit politik eshte problemi me i madh nga ana e OKB-se. Ne humbem 9 vjet dhe nuk e zgjidhem ceshtjen e Mitrovices, i lame qytetaret e ketij qyteti ne nje krize ekonomike, nuk i adresuam nevojat bazike dhe ende po deshtojme ta bejme kete, duke pasur diskutime te pastra retorike e politike rreth asaj se kush e ka pushtetin mbi territorin. Eshte koha te mendohet per njerez. Tani eshte rasti, me ndryshimet e reja, me fillimin e ri dhe mos ta humbim kete rast.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›