E Diel, 1 Nëntor 2026

Parku Ballkanik i Paqes krijon mundesi te reja komunikimi

Ka marre udhe tashme, projekti per lidhjen nepermjet rrugeve tradicionale te Parkut Ballkanik te Paqes, ku perfshihen territore nga Shqiperia, Mali i Zi dhe Kosova. Nje financim ky i Qeverise Gjermane, qe jep mesazhin e bashkejeteses dhe harmonise, per gjate vijes nderkufitare te ketyre 3 vendeve, duke e kthyer ne nje zone model per te gjithe popujt dhe institucionet e Ballkanit Jugperendimor. Per Zevendes/drejtorin e Agjencise Gjermane per Bashkepunim Teknik GTZ ne Shqiperi Ismail Beka, parku, me nje dimension strategjik permbajtesor i krijuar 4 vite me pare, do te sjelle lidhje te reja bashkejetese dhe mundesi te reja zhvillimi te pa aplikuara me pare: "Ne keto 4 vite, GTZ-ja ka qene pjese e zhvillimit te ketij rajoni, duke krijuar nje produkt turistik atraktiv dhe mjaft te frekuentuar per turistet vendas dhe te huaj. Tashti ka ardhur momenti qe te hapen rruge dhe shtigje tradicionale qe te bejne te mundur qarkullimin e turisteve ne kete rajon qe quhet "Parku Ballkanik i Paqes".
Sipas koordinatorit lokal per planifikimin hapesinor nderkufitar te GTZ-se, me zyre ne Podgorice, Shpetim Quku, zgjerimi i Parkut Ballkanik te Paqes, eshte nje menyre mjaft e gjetur jo vetem ne fushen e bashkepunimit reciprok, por edhe ne evidentimin e vlerave dhe potencialeve te pakrahasueshme natyrore: "Ne nivelin nderkufitar, ky koncept paraqet trajtimin, mjetet dhe mekanizmat e pershtatshem per nje zhvillim te integruar te tre vendeve, gjithmone duke marre parasysh mundesite dhe kufizimet hapesinore brenda zones se synuar".
Per banoret e ketyre aneve, keto zona edhe pse jane nje mrekulli e vertete natyrore, infrastruktura le per te deshiruar, por kurrsesi e pamundur per te jetuar: "Vlera turistike, potenciali njerezor dhe natyror ketu, eshte i jashtezakonshem, por ka nevoje per nderhyrje ne infrastrukture kryesisht dhe per restaurimin e objekteve historike. Kete vend e preferon e gjithe Europa. Te gjithe ato qe kane ardhur per ta vizituar kete zone, e kane vlersuar per bukurite e saj ".
Siperfaqja qe perfshin Parku Ballkanik i Paqes, ndahet pothuajse proporcionalisht ne te tre vendet ne Kosove, Mal te Zi e Shqiperi. Per te realizuar kete mision te madh fisnik, njerezor e para se gjithash gjeostrategjik e politik, komiteti rajonal i perbere nga eksperte te te gjitha fushave, ka programuar edhe formen e komunikimit, menaxhimit dhe percaktimin e fondeve, ne menyre qe pakti i marreveshjes, te materializohet sa me pare.
Leka Plani/Deutsche Welle

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›