Kosova, kordinime diplomatike, Kuçi: Në pritje të vendimit të gjykatës
Prishtina zyrtare pret të ketë një koordinim të mirë me faktorin ndërkombëtar në angazhimet diplomatike pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në funksion të shtimit të njohjeve të reja dhe anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, ka deklaruar se Ministria e Jashtme po bën koordinime të mira me faktorin ndërkombëtar, në mënyrë që vendimi i GJND-së të pasohet me njohje të reja.
Vendimi i GJND-së fillimisht ishte paralajmëruar për në muajin prill, më pas për në gusht, por nuk përjashtohet mundësia edhe e një shtyrje tjetër. Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Ibrahim Gashi, thotë se shtyrjet eventuale të dhënies së këtij mendimi, reflektojnë sidomos në procesin dhe dinamikën e njohjeve të reja.
Ndërkaq, inkurajon institucionet që të jenë gati të ballafaqohen me disa sfida, të cilat, sipas tij, në planin diplomatic, beogradi po i përgatit menjëherë pas mendimit që do të japë GJND-ja. Opozita i kishte sugjeruar Qeverisë hartimin e një strategjie unike të veprimit pas vendimit të GJND-së. Aty parashihej përfshirja edhe e personaliteteve të brendshme dhe të jashtme që mund të kontribuojnë në planin diplomatik në favor të njohjeve të reja.