E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova marrëveshje për riatdhesimin e shtetasve të saj

Belgjika është vendi i parë me të cilin Kosova nënshkruan marrëveshjen e riatdhesimit të personave që u është refuzuar qëndrimi.
Marrëveshje të tilla pritet të nënshkruhen së shpejti edhe me vendet e tjera të Bashkimit Evropian. BE e sheh zbatimin e tyre si kusht për nisjen e procesit të liberalizimit të vizave.
Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme sqarojnë se marrëveshje të tilla janë të gatshme të nënshkruhen ehde me Gjermaninë, Zvicrën, Norvegjinë, Austrinë, Hungarinë dhe disa vende të tjera.
Marrëveshjet do të mbulojnë kthimin në Kosovë të personave, të cilëve u është refuzuar qëndrimi në këto vende. Sa i përket Belgjikës, nuk pritet të ketë shumë raste të riatdhesimit, sepse nga ky shtet një numër i konsiderueshëm i kosovarëve është kthyer apo e kanë rregulluar qëndrimin në këtë shtet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›