E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: Pavarësia bazohet mbi argumente të fuqishme

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka reaguar menjëherë kundër deklaratave të bëra së fundmi nga homologu rus Dimitri Medvedev, se Kosova është një çështje e pa zgjidhur.
"Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe Moska zyrtare kam shpresë se ka për të ndryshuar qendrim" - ka deklaruar Presidenti Sejdiu.
"Rrota e historisë nuk mund të ndalet por nuk mund edhe të kthehet. Kosova është shpallur e pavarur në bazë të argumentave të fuqishme dhe mbi vullnetin e populli të saj" - ka shtuar më tej Sejdiu.
Gjithashtu ai tha se së shpejti Kosova e pavarur do të njihet edhe nga vende të tjera dhe ka vlerësuar nënshkrimin e marrëveshjes kufitare me Maqedoninë.
Tashmë qeveria e Kosovës, gjatë javës së ardhshme do të firmosë marrëveshjen dypalëshe mes Shkupit dhe Prishtinës, të cilat hapin rrugën e bashkëpunimit ekonomik dhe atij tregtar, por edhe marrëveshjeve në fusha të tjera midis dy vendeve fqinje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›