Rumani, bie propozimi për parlament njëdhomësh
BUKURESHT- Parlamenti rumun hodhi poshtë propozimin e presidentit Traian Basescu për organizimin e referendumit për krijimin e një parlamenti njëdhomësh me së paku 300 deputetë.
Kundër propozimit të Basescut votuan 233 deputetë, ndërsa 131 votuan pro.
Më 24 shtator, Basescu i dërgoi një letër parlamentit me kërkesën për zhvillimin e një referendumi për shndërrimin e parlamentit dydhomësh në njëdhomësh, ndërsa kërkoi dhe zvogëlimin e numrit të deputetëve nga 471 në 300.
Referendumi, sipas Basescut, duhej të zhvillohej në ditën e zgjedhjeve presidenciale.
(e.n/BalkanWeb)