E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjenë/ Bisedimet bërthamore me Iranin mbyllen pa marrëveshje

Bisedimet dyditore për programin bërthamor iranian në Vjenë, përfunduan sot pa një marrëveshje. Gjatë bisedimeve bërthamore mes Iranit, SHBA-së, Rusisë dhe Francës u diskutua mbi mundësinë që Teherani të mos e prodhojë energji bërthamore për reaktorin e tij, por që uraniumi të pasurohej jashtë vendit.
Shefi i IAEA-së, Mohamed ElBaradei e paraqiti këtë propozim gjatë bisedimeve dhe u shpreh se shpresonte për miratimin e saj deri të premten. ElBaradei deklaroi se në përfundim të bisedimeve mbizotëronte një frymë shumë pozitive, me këndvështrimin nga e ardhmja.
Disa burime në Vjenë deklaruan se Irani nuk pranonte më Francën si partnere për pasurimin e uraniumit të tij jashtë territorit të vet

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›