E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, vdes agjenti i shërbimeve sekrete Al-Megrahi

Ka ndërruar jetë ish agjenti libanez i shërbimeve sekrete, Abdul Baset Ali al-Megrahi, të mërkurën pasi vuante nga një sëmundje tumoriale në prostatë. Al-Megrahi ishte ndaluar pas atentatit të vitit 1988 ndaj avionit që kishte në bord 270 pasagjerë.
Lajmin e ka bërë të ditur televizioni Sky News por avokati i britanik i atentatorit ka përgënjeshtruar lajmin duke thënë se Al-Megrahi është ende i gjallë.
Ministri i Jashtëm i Britanisë dhe qeveria skoceze nuk e kanë konfirmuar akoma lajmin pasi po kryejnë verifikimet. Agjenti mabahej i burgosur në një qeli në Skoci që prej 20 gushtit të kaluar në kujdesin e mjekëve të cilët kishin thënë se Megrahit i kishin mbetur edhe tre muaj jetë.
57- vjeçari Al-Megrahi ishte ndaluar për atentatin e 21 dhjetorit të vitit 1988 duke sulmuar avionin me 270 persona në bord të cilët humbën jetën tek sa fluturonin mbi qiellin skocez të Lokerbi.
Ndërsa Presidenti SHBA Barak Obama e kishte përshkruar lirimin e tij si një gabim të madh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›