E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni-Kosovë, nisin procedurat për ambasadorët

Ministria e Jashtme në Shkup ka njoftuar emërimin e ambasadorit në Kosovë. Pritet që së shpejti të fillojnë procedurat për emërimin e Ambasadorit të Maqedonisë në Kosovë. Qeveria Maqedone ka bërë të ditur se gjate javës së ardhshme do të firmoset marrvëveshja dypalëshe mes Shkupit dhe Prishtinës.
Zëdhënësi i Qeverisë, Shefik Duraku, ka deklaruar në një intervistë të dhënë se marrëveshja e parë që pritet të nënshkruhet javën e ardhshme do të jetë ajo ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë së Maqedonisë me Ministrinë së Ekonomisë dhe Energjetikës të Kosovës.
Duraku ka thënë se marrëveshja e dytë duhet të jetë ndërmjet Ministrive të Punës dhe Politikës Sociale.
"Ka një interes të veçantë për tregun kosovar, për shkak se vetëm në pjesën e derivateve të naftës që furnizohet Kosova, Maqedonia në vit realizon të ardhura diku mbi 200 milionë euro", - ka shtuar më tej Duraku.
Maqedonia dhe Kosova pritet të realizojnë projekte të përbashkëta në fushën e energjetikës dhe se janë duke u shqyrtuar mundësitë e investimit të Maqedonisë në energjetikën kosovare.
Ndërkohë ish-presidenti Cërvenkovski e ka vlerësuar shumë pozitiv demarkacionin e kufirit mes dy vendeve duke nënvizuar se "demarkacioni i kufirit dhe njohja e Kosovës do të ndikojnë shumë pozitivisht te të gjithë qytetarët e Maqedonisë", ku 25 % janë shqiptarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›