E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e biznesmenit, Policia: Shkaku, një konflikt pronësie

VLORË - Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e një dite më parë ku mbeti i vrarë biznesmeni 45-vjeçar Ardian Dervishaj, ndërkohë që shpalli në kërkim autorin e dyshuar të saj, Adnand Gori.

Burime zyrtare të policisë bënë të ditur se vrasja ka në bazë një konflikt pronësie, lidhur me një truall për ndërtimin e një pallati banimi.

“Autori i kishte dhënë viktimës një sipërfaqe truall për ndërtimin e një objekti, por kishin mosmarrëveshje për përqindjen e sipërfaqes së ndërtimit”,- bënë të ditur burime nga policia.
Ngjarja ndodhi pasditen e të dielës pranë rrugës “Transballkanike” në periferi të qytetit, kur 45-vjeçari Ardian Dervishaj, sipërmarrës në fushën e ndërtimit, u godit me armë zjarri dhe ndërroi jetë disa orë më pas në spital, si pasojë e plagëve të rënda.

Autor i dyshuar i ngjarjes është 31-vjeçari Adnand Gori, i cili është shpallur person në kërkim. Gjatë orëve të natës policia ka shoqëruar të paktën 10 persona të cilët janë pyetur për ngjarjen.

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Vlorë, atentat me armë ndaj biznesmenit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›