Pernaska: Partia e re e Topit do mbetet thjeshte nje emer Eva Gjura
Deputetja e PD Lajla Pernaska, gjate nje interviste per "Koha Jone" shprehet se ideja e krijimit te nje partie te re nga ana e presidentit Topi, nuk eshte ndonje problem i madh, pasi gjate ketyre viteve pluralizmi, shqiptaret listohen si vendi qe ka me shume parti politike, persa i perket numrit te popullates. Sipas saj te gjitha keto parti kane mbetur thjeshte nje emer Kryetari dhe nje dosje dokumentacioni, pasi nuk kane arritur te konsolidohen. Ne lidhje me zgjedhjen e presidentit e quan normale diskutimin qe po behet ne media dhe ne politike, sepse thekson ajo sa me shume te afrohet data e zgjedhjes se presidentit te ri, aq me shume diskutime do te kete. Deputetja Pernaska komenton dhe perjashtimin e Islamit nga PS, duke u shprehur se ai veprim te kujton kohen e monizmit kur te "largonin nga partia".
Prej disa muajsh eshte hedhur idea per krijimin e nje partie te re nga Presidenti Topi pas mbarimit te mandatit te tij, mundesi kjo qe eshte lene e hapur edhe nga vete presidenti gjate nje interviste televizive. Mendoni se krijimi i kesaj partie te re do e demtonte mazhorances dhe a duhet te ndodhe?
Ne jemi nje vend i lire dhe ne te gjithe keto vite pluralizmi, gjeja qe kujton me mjaft lehtesi, besoj dhe cdo shqiptar, eshte krijimi ne pafundesi i partive politike, vecanerisht ne situata parazgjedhore. Madje, ne raport me popullaten, listohemi nder vendet me numrin me te madh te subjekteve politike. Nga ana tjeter, te gjithe jemi koshient se pjesa derrmuese e ketyre subjekteve mbeten thjesht me nje emer Kryetari dhe nje dosje dokumentacioni ligjor. Eksperienca shqiptare ka provuar se, eshte mjaft i veshtire strukturimi dhe konsolidimi i subjekteve te reja qe prezantohen ne arenen tone politike, dhe nga eksperienca ime personale, me angazhimin ne PD qe nga viti 1995, dhe proceset zgjedhore te realizuara prej saj, me rezulton se kjo parti dhe aleatet e saj, kane arritur nje mazhorance vote sinjifikative, konfirmuar edhe me se fundi ne zgjedhjet e 8 Majit. Ajo qe konsideroj mjaft te rendesishme, eshte fakti se PD eshte tashme e angazhuar ne te gjitha strukturat dhe kapacitetet e saj, per fitoren e nje mandati te ri qeverises, te vazhdimesise se ndryshimit, te reformave dhe intensifikim te metejshem te procesit tone integrues ne BE.
Ka nisur mediatikisht diskutimi per emrin e ri te presidentit te ri, nje nder emrat e pare te artikuluar eshte i i Fatos Nanos, i cili e vete deklaroi prezencen e tij per kete gare. Keni ndonje koment si per emrin e kandidatit te pare eshte edhe per fazen e diskutimit?
Sigurisht sa me afer afateve kohore te mandatit afrohemi, intensifikohet dhe gara presidenciale. Me se pari gjykoj se eshte nje zhvillim pozitiv ndryshimi i procedures se zgjedhjes se presidentit, me votim te thjeshte parlamentar. Kjo vecanerisht kur kujtoj situaten e krijuar ne zgjedhjen e fundit Presidenciale, e cila ishte mjaft delikate, dhe qe mund ta kalonte vendin ne nje qerfull krizash, zgjedhjesh te parakohshme dhe institucionale. Mendoj se ne nje Republike parlamentare, zgjedhja e Presidentit, nuk duhet te behet ne kontekstin e nje propabiliteti ngerci politik, apo institucional. Tashme jemi ne nje tjeter terren te zgjedhjes se Presidentit. Per kandidaturen e paraqitur te z.Nano, kam degjuar edhe reagime pro edhe kunder kesaj kandidature dhe kjo eshte e pritshme. Gjykoj qe procesit duhet t'i leme kohen e tij te maturimit, per te marre dhe dinamiken e duhur debati. Personalisht mendoj se kjo gare do na sjelle situata mjaft interesante.
Ka nje zhvillim te fundit politik megjithese nuk ka te beje me forcen tuaj politike, por ka te beje me politiken shqiptare. Largimi i Kastriot Islamit nga grupi parlamentare i PS. Komenti juaj?
Perjashtimi eshte nje akt i shemtuar, kudo qe te ndodhe, eshte nje akt i papranueshem qe bie ndesh me parimet dhe kulturen demokratike te nje force politike. Tingellon shemtuar qe ne vitin 2011, ne nje subjekt te rendesishem politik si PS, te ndodhin ngjarje te tipit 'Perjashtim nga Partia'. Te kujton nje shije te hidhur te periudhes moniste, kur aplikohej rendomte kjo metode, per te ndeshkuar kedo qe " binte ndesh me frymen e partise". Por duket se kjo eshte filozofia e lidershipit te ri te PS, qe ndonese pretendon rendom per nje "politike te re", mbetet peng i metodave absurde, te tejkaluara, qe duhet te kishin mbetur thjesht pjese e se shkuares.
Ka nisur punen komisioni parlamentare per ndryshimin e rregullores se parlamentit. Mendoni se kjo rregullore ka vertet nevoje per ndryshim apo u krijua per te plotesuar nje teke te opozites?
Rregulloja e kuvendit, eshte bere nga mazhoranca e majte. Koha ka imponuar permiresime ne aspekte te ndryshme te saj, edhe pse eshte nje rregullore shume e mire ne teresi dhe e miratuar me konsensus. Rishikimi i rregullores, perseri ne baze te nje konsensusi politik, sigurisht i sherben permiresimit te procedurave dhe funksionit parlamentar ne ditet e sotme.
-Vazhdon diskutimi per kodin zgjedhor, partite e vogla kane kerkuar korrektim te sistemit dhe ndryshim te pragut elektoral, propozim ky i cili mesa duket nuk po gjen mbeshtetje tek dy partite e medha. Mendoni se ka nevoje sistemi per tu ndryshuar?
Nga ana ime une gjykoj se: se pari eshte mjaft pozitiv fakti qe jemi tashme ne nje klime normaliteti te zhvillimeve politike dhe te jetes parlamentare. Ne kete kontekst konstatohet dhe nje mbarevajtje e komisionit parlamentar te reformes zgjedhore.
Se dyti ky komision ka si udherrefyes te gjitha rekomandimet e OSBE-ODHIR dhe Komisionit te Venecias per modalitetet teknike qe kane nevoje te korrigjohen. Se treti, vetem para 3 vitesh ne realizuam ndryshime te forta te Kodit zgjedhor, duke filluar nga ndryshimi i sistemit nga mazhoritar ne proporcional rajonal. Ky kod eshte aplikuar vetem ne dy raunde zgjedhore, ate te pergjithshem me 2009 dhe ate vendor me 2011. Nuk besoj se sistemi mund te ndryshoje pas cdo raundi zgjedhor. Ai mund te plotesohet, permiresohet ne aspekte te ndryshme dhe lidhur me modalitete te caktuara teknike. Ka tashme nje dakortesi nga ekspertet si nderkombetare edhe vendas se ne kod duhet nderhyre ne disa teknikalitete, te cilat jane te percaktuara. Per me teper, edhe ne keto dy vite eshte provuar se ky sistem zgjedhor garanton stabilitet qeverises, qe eshte nje element kyc per cdo sistem zgjedhor. Se fundi PD dhe lideri Berisha e kane shprehur qartazi, se do respektojne dhe mbeshtesin cdo propozim te PS per Kodin Zgjedhor, qe gjen miratimin e OSBE ODHIR dhe Komisionit te Venecias dhe ne i qendrojme konsekuente ketij propozimi. Personalisht besoj se Kodi dhe Sistemi Zgjedhor duhet te jene ne sherbim te interesit te votuesve dhe jo te forcave te ndryshme politike, te medha apo te vogla qofshin ato.
Eksperte te ceshtjeve te zgjedhjeve kane hedhur idene e administrimit te zgjedhjeve nga jo me nga KQZ por nga administrata ose njerez te depolitizuar, Gjithashtu eshte kerkuar edhe depolitizomi i KQZ. Cili eshte komenti juaj?
Kjo eshte nje ceshtje qe eshte diskutuar edhe me pare. Praktikat e vendeve te ndryshme tregojne per nje shkeputje te administrimit zgjedhor, nga partite politike. Ne nje vend me demokraci te zhvilluar nuk duhet te jene partite politike, qe te bejne edhe administrimin e zgjedhjeve. Por ne kete pike duhet te jemi tejet te vemendshem per realitetin tone, duhet te masin mire te gjitha palet, sepse nuk mund te jene te pranueshme ndryshimet, qe me pas na cojne ne zgjedhje te kontestuara. Zgjedhjet e reja te kontestueshme duhet te evitohen ne cdo rast, lidhur dhe me cdo ndryshim qe mund te behet. Kjo kerkon mjaft maturi e mencuri, per te vleresuar kapacitetet tona institucionale e shoqerore, nese mundet tani ne te bejme kete shkeputje nga forcat politike. Ajo qe eshte paresore ka te beje me mos cenimin kurrsesi te procesit zgjedhor.