E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova me përmendore që përjetësojnë kriminelët serbë

Thellë në perëndim të Kosovës, midis një lokaliteti ku banojnë serbët, ndodhet një përmendore, e cila lartëson burra që bënë krime ndaj shqiptarëve në luftën e zhvilluar gjatë viteve 1998-1999. Njerëzit që e kanë ngritur, në të, e përshkruajnë veten si të gjallë të vdekur.

Përmendorja e shtrirë në rreth një ar hapësirë, rri e ngritur në cep të rrugës që përshkon fshatin Gorazhdec të Pejës, i banuar me serbë. Uji në një fontanë të vënë aty, ishte ngrirë të mërkurën, sikur edhe në një çezmë, aty pranë. E nacionalizmi nxehet nga përmbajtja në pllakën përkujtimore dhe nga flamuri i Serbisë që i rri sipër, i vendosur në një kryq të metaltë.

“Nuk është aq e tmerrshme të vdesësh, sa është e tmerrshme të jetosh i gjallë i vdekur”, shkruan në pllakën e përmendores, shkruan "Koha Ditore". 

Pasohet me një rresht tjetër, sipër emrave të gravuar të burrave dhe një gruaje, të cilëve u është bërë lapidari. Ka këtë përmbajtje: “Viktima të terroristëve shqiptarë”.

Pllaka përmbyllet sërish me një fjali. Në të shkruan: “Keni vdekur duke na mbrojtur neve”.

Nuk është vetëm ky në Kosovë. Ka shumë të tillë. Ndër më të mëdhenjtë është edhe një i ngritur në brigjet veriore të lumit Ibër në Mitrovicë, aty tek ura kryesore e qytetit që lidh pjesët e ndara etnikisht. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›