AI: Kryeministri ta dënojë kërcënimin ndaj Balës

Amnesty International ka dënuar kërcënimet ndaj aktivistes së të drejtave të njeriut, anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje!, Nazlie Bala e cila ishte kërcënuar pas iniciativës së LVV-së për kompensimin moral dhe financiar të viktimave të dhunës gjatë luftës në Kosovës.
“Amnesty International është thellë e shqetësuar dhe shokuar lidhur me kërcënimet e fundit që i janë bërë aktivistes për të drejtat e njeriut, Nazlie Bala në Kosovë”, thuhet në letrën e dërguar nga kjo organizatë.
Në këtë letër po ashtu i bëhet thirrje kryeministrit të Kosovës, që ta dënojë këtë kërcënim.
“Organizata po ashtu thërret kryeministrin dhe anëtarët e tjerë të qeverisë së Kosovës që publikisht ta dënojnë kërcënimin ndaj Nazlie Balës”, thuhet më tej në këtë letër.
Aktivistja e Vetëvendosjes!, Bala ishte kërcënuar me plumb me anë të një letreje që kishte marrë në shtëpinë e saj./Indeksonline/