E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova merr garanci për njohje nga Republika e Guinesë

PRISHTINE- Zv/kryeministri i parë kosovar, Behxhet Pacolli, ka filluar një turne të ri lobimi në kontinentin e Afrikës, për njohjen e Kosovës.
Pacolli ka zhvilluar një takim me Presidentin e Republikës së Guinesë, Alpha Conde dhe një takim tjetër me ministrin e Punëve të Jashtme të këtij shteti, Edouard Gnakoye Lama.
"Gjatë këtij takimi, Pacolli ka marrë garanci të fuqishme se njohja e Kosovës tashmë pritet të ndodhë shumë shpejt", thuhet në njoftimin e zyrës së zv /kryeministrit të parë kosovar. Turneu i Pacollit është i treti në tre muaj, gjatë të cilëve ka vizituar më shumë se 30 shtete.
(s.g/Balkanweb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›