E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi: EULEX nuk bashkëpunon me Policinë në veri të Kosovës

PRISHTINE- Institucionet e Kosovës dhe misioni i EULEX-it vazhdojnë të kenë mungesë të duhur bashkëpunimi kur bëhet fjalë për veriun e Kosovës. Këtë e ka pohuar ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi.

Madje ai ka terhequr vërejtjen se procesi i hetimeve që po zhvillohet për dhunën në veri, mund të mos arrijë rezultatet e duhura si pasojë e mosbashkëpunimit. Ministri Rexhepi shprehu shqetësimin se mungesa e një bashkëpunimi të duhur EULEX-Polici e Kosovës, do të mund të nxisë serbët për të tjera veprime që kundërshtojnë vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës. Deri tani askush nga zyrtarët e EULEX-it nuk i ka komentuar deklaratat e ministrit, Bajram Rexhepi.
(s.g/NEWS24/balkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›