E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denoncohet Skënderi

Zyra e Prokurimit në Ministrisë e Infrastrukturës e ka denoncuar sekretarin Skënder Gashi në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Në kallëzimin penal, të siguruar nga Expressi, thuhet se sekretari Gashi ka shpërdoruar detyrën zyrtare, ka ushtruar presion mbi zyrtarët e prokurimit, ka zbuluar fshehtësitë administrative dhe ka shkelur Ligjin e prokurimit publik. Për shkeljet e Gashit, flet edhe OSHP’ja Nga Albulena Maloku më 15 gusht 2011 në ora 08:14

Shpërdorimi i detyrës zyrtare, presioni ndaj zyrtarëve të prokurimit, përvetësimi dhe zbulimi i fshehtësisë mund ta dërgojë Skënder Gashin para organeve të drejtësisë. Gashi, i cili ushtron funksionin e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, është denoncuar për krejt këto akuza nga një nëpunës i tij në zyrën e Prokurimit. Saktësisht nga zyrtari Betim Reçica.

Kallëzimin penal kundër Gashit, e ka dërguar zyrtarisht vetë Reçica, në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Kallëzim të cilin e ka siguruar edhe Express përmes burimeve të saja. Ky zyrtar denoncon Gashin, për shkelje të Ligjit të prokurimit publik, shantazhim të zyrtarëve të prokurimit dhe ofrim ndihme për familjarët e tij në dhënien e shumë tenderëve.

Për këtë çështje, janë në dijeni edhe zyrtarë të lartë të kësaj ministrie.

Lah Nitaj, këshilltar në Ministrinë e Infrastrukturës, tregon për Express se për këtë rast janë të njoftuar, por nuk e kanë të drejtën e interpretimit të këtyre rasteve.

“E dimë që është një padi penale, e jo private kundër Gashit, e prandaj nuk mund të interpretojmë ne në këtë rast”, ka thënë Nitaj. Expressi s`ka mundur të kontaktojë sekretarin Skënder Hoxha.

Drejtuesit e Zyrës së prokurimit kanë treguar se Gashi po i pengon në punën e tyre dhe po u bën presion atyre për të thyer ligjin dhe rregullat e prokurimit.

“Me këtë shkresë paraqes kallëzim penal ndaj sekretarit Skënder Gashi, sipas dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penal lidhur me këto pesë vepra penale”, thuhet në shkresën e zyrtarit të lartë të Prokurimit, Betim Reçica, dërguar Prokurorisë Speciale.

Shpërdorimi i detyrës zyrtare, ushtrimi i ndikimit ndaj zyrtarëve, sanksionuar me nenin 345 i KPK’së, përvetësimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, zbulimi i fshehtësisë zyrtare dhe shkelja e dispozitave të Ligjit mbi parandalimin e konfliktit të interesit - janë veprat penale për të cilat akuzohet Gashi.
Zyrtari Reçica, në një bisedë për Express, tregon se kallëzimin e ka përcjellë vetë zyrtarisht në Prokurori.

“Gashi ka bërë shumë shkelje e keqpërdorime të autorizimeve si dhe ka ushtruar presion mbi zyrtarët e prokurimit”, tregoi ai.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Express)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›