E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: Dialogu me Serbinë jashtë cështjeve të brendshme

PRISHTINË- Axhenda e dialogu teknik me Serbinë në Bruksel është i ndarë nga rregullimi dhe çështjet e brendshme të Kosovës mbetet qëndrimi i pandryshueshëm i Prishtinës zyrtare.

Kryeministri Hashim Thaçi e ka ritheksuar këtë qëndrim së fundi edhe në konferencën për shtyp në Prishtinë me Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Guido Ëesterëelle, në një konferencë të përbashkët shtypi.

"Ne kemi qenë shumë të përgjegjshëm në procesin e dialogut me Serbinë. Raportet fqinjësore do të respektohen nga ne, do të vazhdojmë me procesin e dialogut në bazë të axhendës së caktuar nga BE, të ndërmjetuar nga SHBA dhe z. Cooper, një axhendë kjo e ndarë nga rregullimi i brendshëm, sepse kjo është çështje e jona, por raporti i marrëdhënieve të mira ka qenë, është dhe do të mbetet përkushtimi ynë", ka theksuar kryeministri Thaçi.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›