Berat, shembet 6 m, muri rrethues i kalasë
BERAT- Reshjet e shiut të rëna gjatë ditëve të fundit janë bërë shkak për shembjen e një pjese të murit rrethues në lagjen “ Kala” të qytetit të Beratit. Pas lagjes “Mangalem” që rrezikohet nga rënia e shkëmbinjve dhe masiveve të dherave, tashmë është lagja muze e “Kalasë”, muri rrethues i së cilës rrezikohet nga shembja, pas rënies se një pjese të tij. Punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës në këtë qytet kanë parë se një pjesë e murit rrethues në pjesën perëndimore të kalasë ishte shembur gjate natës.
Menjëherë në vendin e ngjarjes, në qendër të lagjes “ Kala” kanë mbërritur specialistë të kësaj drejtorie që kanë konstatuar se rreth gjashtë metra linearë mur kishte rënë gjatë natës, si shkak i rrëshqitjes së dheut. Ndonëse më parë nuk ishte parë si rrezikshmëri shembja e këtij muri specialistët kanë vendosur tabela sinjalizuese për banorët e lagjes, por dhe vizitorët me qëllim që mos të afrohen pranë murit të shembur. Gurët dhe një masiv dheu kanë përfunduar në faqen me pisha të kalasë, ndërkohë që sipas specialistëve shembja e murit rrethues nuk vë në rrezik vlerat e kësaj lagje.
(m.a/News24/BalkanWeb)