Timoshenko thërret për bashkim

Julia Timoshenko, kandidatja që humbi në zgjedhjet presidenciale të shkurtit, u bëri thirrje sot forcave politike që e kundërshtojnë presidentin e ri Viktor Janukoviç të bashkohen kundër politikës së tij antiukrainase.
"Ju kërkoj të premtoni sot se do të kundërshtoni bashkërisht gjithçka që është anti-ukrainase”, citohet Timoshenko, në faqen e saj në internet, të ketë thënë gjatë ceremonisë së përkujtimit të 196-vjetorit të lindjes së poetit dhe heroit kombëtar ukrainas, Taras Shevçenko.
"Kërkoj që të miratohet një rezolutë për një bashkim të forcave të ndershme politike", vijoi më tej Timoshenko, përpara rreth 2 000 përkrahësve të saj. Qeveria e Timoshenkos u shpërbë javën e kaluar me nismën e kampit të Janukoviçit, i akuzuar nga kundërshtarët e tij si prorus.