Berisha: Modeli ynë ekonomik shpëtoi vendin nga recesioni

Kryeministri Sali Berisha
Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e qeverisës, ku ka diskutuar mbi pr/ligjin për tatim-fitimin, duke larguar vëmendjen nga zhvillimet e fundit politike.
Kryeministri deklaroi në këtë mbledhje se, do të bëjë gjithçka për të lehtësuar barrën për bizneset e sipërmarrjen e lirë.
Do bëjmë gjithçka për të lehtësuar barrën burokratike. Pagesa e tatim-fitimit janë 13 pagesa gjatë vitit, do të ulen në 5, deklaroi ai.
Berisha tha se, nga modeli ynë ekonomik, i cili është i suksesshëm, vendi nuk njohu recension nga kriza globale.
Ekonomia shqiptare është hiperglobale. Të konsolidojmë më tej modelin tonë ekonomik, shtoi kryeministri. /E.L/