Vietnam, nuk ka injeksione për të dënuarit me vdekje

Burgjet në Vietnam
Më shumë se 400 të burgosurve të dënuar me vdekje në Vietnam, po u shtyhet ekzekutimi për shkak të mungesës së injeksioneve vdekjeprurëse.
“I kemi më shumë se 400 të burgosur që presin të ekzekutohen. Për më shumë se 100 prej tyre i kemi përfunduar të gjitha formalitetet, por për shkak të mungesës së preparatit për injeksion nuk është e mundur të kryhet ekzekutimi”, tha zëvendësministri i Sigurisë, Dang Van Hieu, për të përditshmen Tuoi tre.
Shumica e dënimit në vdekje në Vietnam është pasojë e trafikimit të drogës dhe vrasjeve. Asambleja Kombëtare në vitin 2010 e ka miratuar këtë metodë, duke e quajtur më humane. /Telegrafi/
Përgatiti: E.L