Denver, pasagjerët u shpëtojnë flakëve
Sipas asaj që treguan zjarrfikësit e pranishëm në vendngjarje, ishte si një skenë filmash hollivudianë, madje numri një i divizionit të mbrojtjes nga zjarri të Denverit e përshkroi skenën si "sureale". Zjarri digjte gjithë pjesën e djathtë të avionit, ndërsa pasagjerët largoheshin me shpejtësi prej tij. 38 prej tyre morën plagë, përfshi edhe kocka të thyera pas incidentit të së shtunës mbrëma. Gjithsesi, duke parë rrezikun e madh që kaluan pasagjerët dhe ekuipazhi, incidenti mund të quhet fatlum.