E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali duhet të zgjohet

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger thotë se ekipi i tij duhet të zgjohet dhe të fokusohet përpara, në ndeshjen e radhës kundër kampionit aktual, Manchester United.

‘Topçinjtë’ humbën 3:2 nga Swansea City në Liberty Stadium, duke e pësuar humbjen e dytë rresht në Premierligë, pas asaj nga Fulhami.

“Janë dy humbje, në Swansea e Fulham, ku luajtëm jashtë. Për nivelin tonë, kjo është frustruese dhe aspak e mirë. Ne duhet të zgjohemi dhe këtë e kemi mundësinë ta bëjmë të dielën, kundër Manchester Unitedit. Duhet t’i rikuperojmë gjashtë pikët e humbura’, theksoi trajneri francez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›