Neymar, në Barcelonë më 2014

Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell thotë se klubi katalunas mund t’i sigurojë shërbimet e yllit të Santosit, Neymar në vitin 2014.
Klubi nga Camp Nou e ka konfirmuar interesimin për 19 vjeçarin, ndërsa konkurrent kryesor e kanë Real Madridin.
“Pas vitit 2014, kur kontrata e tij të skadojë, do të shohim. Kjo do të ndodh kur ai të kërkojë ta bëjë hapin e radhës. Neymar i përket një transferimi të së ardhmes. Vetëm atëherë do të flasim”, deklaroi Rosell për COM Radio. Neymar ka bërë të ditur se do të largohet nga Santosi pas Botërorit 2014.